Arjan Pushi ,mjeku i pare qe nderroj jete ne lufte kunder covid-19


Ndarja nga jeta e mjekut të njohur hematolog, Arjan Pushi, në moshën 58-vjeçare, është një lajm i rëndë për familjen, të afërmit, mjekësinë dhe shoqërinë shqiptare. Ngushëllime të sinqerta!
I infektuar në krye të detyrës në pavionin e mbushur plot me pacientë të sëmurë, ai nuk arriti ta fitonte betejën me COVID-19, duke u bërë viktima e parë në mesin e bluzave të bardha.
Lajme të tilla duhet të na bëjnë t’i vlerësojmë më shumë përpjekjet dhe sakrificat e tyre, ndërsa qeveria duhet të sigurojë kushte dhe shpërblime të denja për mjekët, infermierët, reanimatorët, laborantët dhe stafet e tyre ndihmëse.

Nga Koco Kokedhima.