Nis segmenti i dyte ne Fier.


Rehabilitimi i segmentit të dytë të lumit Gjanica do të plotësojë më tej mozaikun e transformimit urbanistik që po ndodh në qytetin e Fierit.Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi prezantoi sot projektin e segmentit të dytë të rehabilitimit të lumit. “Me imazhin e të shkuarës dhe të ardhmes së afërt të Gjanicës, në segmentin e dytë të saj, ju uroj një të diel të bukur”, tha Subashi.Këshilli i bashkisë Fier i ka hapur rrugë fillimit të procedurave të shpronësimit për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i zbatimit të fazës së dytë të projektit “Rehabilitimi i Lumit Gjanica”.Projekti është në vijimësi të projektit për rikonceptimin e qendrës së qytetit dhe të ndërtimit të Pallatit të Sportit të lojërave me dorë.Punimet e fazës së parë për rehabilitimin e qendrës së Fierit dhe lumit Gjanica po shkojnë drejt përfundimit.Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica në një nga asetet natyrore më të rëndësishme të zonës urbane të qytetit të Fierit dhe të rikonceptojë një shesh qendror, i cili mungon për qytetin.Aktualisht punimet në shtratin e lumit Gjanica janë drejt fundit. Kanë përfunduar ndërhyrjet në të dyja urat e këmbësorëve, ku njëra ka qenë për t’u rikonstruktuar dhe tjera është ndërtuar totalisht e re.Ka përfunduar parkimi nëntokësor me 100 vende dhe shtrimi me pllaka guri i sheshit qendror prej 21 671 m2 i cili i ka munguar qytetit./ATSH.