Mali i Zi rivendos kufizime pas rritjes së rasteve me COVID-19


Mali i Zi, një vend piktoresk i Ballkanit, i njohur për turistët e huaj dhe i famshëm për malet e tij ,fshatrat mesjetare dhe një rrip të ngushtë plazhesh përgjatë vijës së tij të Adriatikut, njoftoi se ishte e detyruar të rivendoste kufizime për të përballuar një rritje të rasteve të reja të COVID-19, vetëm një muaj pasi e shpalli veten “vendi i parë pa koronavirus në Evropë”.

Masat anti-COVID-19 të rivendosura përfshijnë një ndalim të eventeve sportive dhe mitingjeve politike në mjedise të hapura.

Serbia fqinje njoftoi sot se do të kushtojë përsëri disa spitale të përgjithshëm për të trajtuar vetëm pacientët COVID-19, pas një sulmi të infeksioneve atje ditët e fundit.

Masat pasojnë njoftimin e Kroacisë të mërkurën se ajo do të rivendoste një karantinë 14-ditore për vizitorët nga katër vende të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë, për shkak të rikthimit rajonal të rastet e me koronavirus.