Qeveria amerikane u dërgoi 1.4 miliardë dollarë taksapaguesve që kanë vdekur


FILE - A stimulus check issued by the Internal Revenue Service to help combat the adverse economic effects of the coronavirus pandemic is seen in San Antonio, Texas, April 23, 2020.

Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO), një agjenci mbikëqyrëse e pavarur e Kongresit, raportoi të enjten se më shumë se një milion amerikanëvë të ndjerë, u janë dërguan gjithsej 1.4 miliard dollarë muajt e fundit, në përpjekjet e qeverisë për të nxitur fillimin e ekonomisë gjatë disa prej ditëve më të këqija të pandemisë.

Më shumë se 160 milion pagesa që kapin shumën 269 miliardë dollarë u shpërndanë për shumicën e amerikanëve, me pagesën prej 1.200 dollarësh nga e cila nuk përfitonin individët që kishin më shumë se 98,000 dollarë të ardhura në vit ose çifte me 198,000 dollarë të ardhura.

Në përgjithësi, rreth 90% e amerikanëve morën pagesat në para, përfshirë 500 dollarë për çdo fëmijë.

Raporti i GAO thoshte që lista e përfituesve ishte bazuar në emrat e regjistruar në deklaratat federale të taksave 2018 ose 2019, por qeveria dështoi të llogariste njerëzit që kishin vdekur më pas.

GAO tha që për të përmbushur mandatin e kongresit për të ofruar pagesa sa më “të shpejta të ishte e mundur”, Departamenti i Thesarit dhe Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme dërguan tre grupet e para të pagesave pa kontrolluar të dhënat e vdekjeve në Administratën e Sigurimeve Shoqërore.

Agjensia e mbikëqyrjes tha se avokatët e IRS (agjencia e mbledhje së taksave) “saktësuan se IRS nuk kishte autoritetin ligjor të mohonte pagesa për ata që paraqitën një dokumentacion për taksat për vitin 2019, edhe nëse ata ishin të vdekur në kohën e pagesës stimuluese”.

Të mbijetuarit e të ndjerëve që morën pagesa të qeverisë fillimisht menduan se mund të mbanin pagesat, por agjensia e mbledhjes së taksave vendosi në maj që paratë duhet “të ktheheshin”.

Megjithatë, Gao tha në raportin e saj se aktualisht nuk ka një plan për të njoftuar marrësit e paligjshëm – gati 1.1 milion të afërm të njerëzve të vdekur që nga 30 Prilli – se si të kthejnë pagesat.

Me ekonominë amerikane në përpjekje për të rifituar gjendjen e saj të mëparshme ndërsa numri i rasteve të koronavirusit rritet, Presidenti Donald Trump tha se ai dëshiron të japë pagesa të reja stimuluese.

Por disa ligjvënës republikanë po kundërshtojnë, të shqetësuar nga shtimi i borxhit kombëtar që tani arrin më shumë se 26 trilion dollarë. Nuk është arritur asnjë marrëveshje se sa mund të jetë një pagesë e re stimuluese ose kush do ta marrë atë.

Përveç kritikave për pagesat e dërguara njerëzve që kanë vdekur, Gao gjithashtu fajësoi Administratën e Biznesit të Vogël të qeverisë për trajtimin e saj të pagesave për bizneset e vogla për të ndihmuar mbajtjen e tyre gjallë dhe të aftë për të paguar punëtorët gjatë pandemisë.

GAO tha se disa nga paratë nga Programi i Mbrojtjes së Pagesave iu dërgua kompanive të mëdha, aksionet e të cilave tregtohen publikisht në bursë, megjithëse qëllimi i programit ishte të ndihmonte bizneset e vogla.VOA