Civici: Nuk paguajnë taksa, jam kundër votës së emigrantëve


I pari person zyrtar që del hapur kundër votës së emigrantëve është profesori i ekonomisë Adrian Civici. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Civici deklaron se derisa ata nuk paguajnë taksa nuk mund të jenë votues.

-Çfarë mendimi keni për votimet e emigrantëve. Ata nuk paguajnë taksa, dhe vijnë këtu të vendosin për ata që do na qeverisin.

Edhe unë e mendoj që kështu duhet të jetë, mirë ai që ka ikur përkohësisht, ka familjen dhe është i lidhur me vendin por një pjesë e madhe që janë në emigracion definitiv nuk kanë lidhje me Shqipërinë. Unë nuk e di si mund të organizohen 2 milion veta që të votojnë kur ne 2 milion jemi këtu dhe më pak. Mua do më pëlqente një formulë që e kanë bërë vende si Shqipëria që kanë nivel të lartë emigracioni që emigracioni voton vetë dhe ka deputetët e tij në parlament./Fjala.al/Ke.Ba