Grenell ‘koordinohet’ me BE


I dërguari special i SHBA pêr dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell thotë se është koordinuar sot me këshilltarët e sirgurisë gjermane dhe franceze duke bërë me dije se qasja në dialogun Kosovë- Serbi do jetë vetëm ekonomike.

Grenell thotë se SHBA dhe Gjermania me Francën nuk do të përfshihen në politikën e Kosovës dhe Serbisë.

Ai shton se shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar kurrë para tij.

STATUSI NGA RICHARD GRENELL

-Unë fola direkt me Këshilltarët e Sigurisë Kombëtare gjermane dhe franceze për të koordinuar qasjen tonë të kufizuar (dhe vetëm ekonomike).

-shkëmbimet territoriale nuk janë diskutuar kurrë para meje.

-Nuk do të përfshihemi në politikën e Kosovës / Serbisë. Ne koordinojmë ë / kushdo që është përgjegjës.