Eliot Engel humbja me e fundit ne diapore.


Eliot Engel dhe Ilir Demalia ne 1993.

Shqiptarët humbën sot një mik të rëndësishëm në Kongresin Amerikan

Sot shqiptarët humbën të vetmin zë të fuqishëm që i kishte ngelur në Kongresin Amerikan dhe që ishte njëkohësisht kryetar i Komitetit Mardhënieve me Jashtë në Kongres Eliot Engel. Sot ishin primairet për përfaqsuesit në Kongres brënda Partisë Demokratike në rajonin Bronx dhe Westchester County New York dhe Kongresmeni Eliot Engel humbi karshi kandidatit tjeter demokrat Jamaal Bowman, i cili fitoi me 63 perqind. Engelështë një kritik I ashpër i administratës Presidentit Trump, në lidhje me politikēn që po ndjek me Kosovën

Në Bronx & Westchester County jeton komuniteti më i madh shqiptar në Amerike të cilët kanë pasur peshë në zgjedhjen e Eliot Engel. Në zgjedhjet sot shumë shqipëtarë të kësaj zone kanë ndërruar mëndje.

Kongresmeni Engel ka bërë nje punë të jashtëzakonëshme dhe në mënyrë të vazhdueshme për çeshtjen e Kosovës prej 30 vjetësh që nga viti 1989 sëbashku me Bob Doll, Tom Lantosh në sjelljen e çeshtjes Kosovës në Kongres, pastaj me kërkesat për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve nga serbët, me pas për gjenocidin Serb në Kosove dhe deri tek çlirimi i Kosovës dhe krijimi shtetit Kosovës. Nē të gjitha këto ngjarje Kongresmeni Engel ka pasur rol dhe një peshë të rëndësishme.

Shqiptarët humbën sot një aleat të fortë dhe nje zë të fuqishëm në mbrojtje të shqiptarëve në Kongres dhe një mik të mirë.

Ilir Demalia fb post.