Ndahet nga jeta mesuesi fierak,Durim Kondi.


DURIM KONDI

Sot ne mesnate nderroj jete mesuesi i mirnjohur fierak Durim Kondi.

Durimi lindi ne 1947 ne Fier ne familjen e mirnjohur fierake Kondi te ardhur nga Berati qysh ne kohen e mbreterise se Zogut ,si nje fis qe ishte baza ne formimin e qytetit te Fierit.Arsimin e kreu ne Fier dhe me pas mbaroj studimet e larta per kimi ne Shkoder ne insitutin pedagogjik ne ate qytet.Pas perfundimit te studimeve, Durimi u rendit ne armaten e mesueseve fierake qe edukuan me devocion dhe dashuri brezin e te rinjeve fierak qe sot kontribojne ngado ne shqiperi por me se shumti jashte atdheut.Une kam punuar me Durimin per nje periudhe 8 vite ne qendren kulturore te femijeve si pergjegjesa seksionesh prane kesaj qendre.Ruaj kujtimet me te mira per kete person qe me durim si vete emri, te nxiste te beje me te miren ne jete dhe ne familje dhe shoqeri.Pasioni i tij per degen e kimise beri qe shume kuadro te sotem ne kete dege te kene dale nga duart e Duros.Dihej rendesia e kesaj dege ne nje qytet si Fieri kimik dhe industrial,ndaj Durimi u be nje mesues qe perconte kete dituri ne brezin e kimisteve te rinj.Me ardhjen e demokracise shpirti prej intelektuali i tij, nuk kishte si te qendronte pasiv ne nje kohe qe shume kush duhet te tregonte pjekuri dhe pjesmarrje ne reformat qe kerkonte shkolla por dhe jeta demokrartike ne Fier dhe ne Shqiperi.Durimi kishte shume pasion kengen sidomos kengen qytetare si ate fierake por me se shumti ate beratase,kjo per vete origjinen.Shume kujtime ruaj per kete njeri qe do ti mungoje rrugeve ne fier por dhe asaj armate qe gjithkush ruan respekt per ate pune kolosale ne arsimimin e brezit ne Fier.Pas afro 40 vitesh pune ne arsim here si arsimtare dhe here si drejtues ne shume shkolla tetevjecare ne qyetet, Durimi del ne pension ne 2010, dhe keto vite i kaloj ne mes te familes se tij te madhe dhe te degjuar ne Fier.

Ne emer te sofres fierake dhe te familjes sime i shpreh ngushellimet me te thella familjes se tij dhe te afermeve ,miqeve dhe shokeve te tij .

Te qofte dheu i lehte shoku im Durim KONDI.