Kriza nga pandemia, Gjermania ndihmon artistët me 1 miliard euro


Qeveria gjermane e ka miratuar një paketë ndihme për kulturën në vlerë 1 miliard euro, me qëllim përmirësimin e mundësive të punësimit për artistët, pas kufizimeve të vendosura kundër COVID-19.“Duhet të mirëmbajmë atraksionet kulturore dhe vendet e performances”, njoftoi ministrja e Kulturës, Monika Gruetters, në një deklaratë pas një takimi të kabinetit në Berlin.Një e katërta e financimit do të shkojë për vendet e asistencës për zbatimin e masave higjienike, biletave në internet dhe sistemeve të ventilimit.Deri në 480 milionë euro kanë për qëllim të ndihmojnë artistët të kthehen në punë me kohë të plotë.Pjesa tjetër, 150 milionë euro janë siguruar për dixhitalizimin dhe 100 milionë euro do të kompensojnë humbjen e të ardhurave nga pandemia. / KultPlus.com