Hotelierët e Ballkanit shpresojnë për ‘mbijetesë’ ndërsa kufijtë rihapen


Featured image of article: Hotelierët e Ballkanit shpresojnë për ‘mbijetesë’ ndërsa kufijtë rihapen

TIRANË– Prej më shumë se katër muajsh bota po përballet me koronavirusin vdekjeprurës që u ka marrë jetën më shumë se 450 mijë njerëzve dhe ka infektuar mbi 8.5 milionë njerëz të tjerë.

Ndërkohë për shumë vende në botë është shumë e vështirë rihapja e tyre sepse numrat janë ende të lartë dhe situata sipas ekspertëve nuk do të qetësohet edhe për të paktën 1 vit tjetër.

Sëfundmi media e njohur botërore AFP ka publikuar një artikull për rihapjen e kufijve në Ballkan dhe mbi situatën aktuale të turizmit në këtë zonë të Europës. Në artikull bëhet me dije se më shumë se 13,000 njerëz kanë kaluar tashmë kufirin me Bullgarinë, pika e parë e kontrollit tokësor që u hap nga autoritetet greke të hënën pas bllokimit të koronavirusit në mars.

“Le të shohim se çfarë mund të shpëtohet nga ky vit katastrofi. Qëllimi ynë themelor është mbijetesa.”- është shprehur Laspas, një hotelier grek, AFP-së nga zyra e tij.
Një nga destinacionet më të njohura të turizmit në Greqi, gadishulli Halkidiki ka rreth 100,000 dhoma në hotele dhe apartamente. Gati 60% e aktivitetit të biznesit mbështetet në sektorin e udhëtimit. Një vit më parë rreth 1.5 milion udhëtarë vizituan zonën, kryesisht nga vendet fqinje të Ballkanit. Deri më tani shumica e vendpushimeve qëndrojnë bosh. Si pasojë shumë operatorë kanë frikë nga një shpërthim që do të shkatërronte sezonin e tyre për këtë vit.

Ndërkohë në Shqipërinë fqinje, ekonomia e së cilës tërheq deri në 15% nga turizmi, operatorët po shohin gjithashtu një vit potencialisht shkatërrues me pezullimin e prenotimeve kryesisht polake dhe skandinave, shkruan AFP. Osvaldo Dallia, menaxher i vendpushimit Grand Blue Fafa në Adriatik, ku plazhet me rërë të bardhë u rihapën vetëm një javë më parë, thotë se operatorët presin një përmbysje të plotë në profilin e klientëve të tyre.
Greqia deri tani ka trajtuar pandeminë relativisht më mirë se shumica e shteteve të BE-së, me më pak se 190 vdekje për 11 milion banorë ndërsa Shqipëria ka regjistruar vetëm 38 vdekje. Laspas zotëron tre hotele të vegjël në fshatin bregdetar Halkidiki të Pefkohori, me në total rreth 150 shtretër dhe deri më tani, ai ka një vetëm prenotim nga një familje rumune. Shumica e hoteleve më të mëdha në Halkidiki, Greqi nuk planifikojnë të rihapen para 1 korrikut.

Ditën e sotme radha e makinave në Promachonas shtrihej rreth 15 kilometra, tha TV shtetëror ERT. Përveç pritjes së gjatë, pati konfuzion dhe zemërim për qindra udhëtarët jo-BE që ishin kthyer mbrapsht. Kjo përfshinte qindra serbë, të cilëve u thanë rojet greke të kufirit se ata do të lejoheshin të hynin vetëm nga 1 korriku e tutje.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç tha se kishte një “keqkuptim të qartë” dhe sinjale të përziera të dërguara nga Athina. Të martën, rojet kufitare thanë që kishin urdhra verbale për të lejuar serbët brenda. Kalimet kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rihapen më 1 korrik, shkruan AFP.

Të martën, rojet kufitare thanë që kishin marrë urdhër për të lejuar serbët brenda kufijve. Kalimet kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rihapen më 1 korrik.

Burimi: France.24