KPK e shkarkoi nga detyra, ja reagimi i parë i Fatmira Hajdarit. Avokati Maks Haxhia: Këta nuk pyesin për ligjin


Gjyqtarja Fatmira Hajdari, bashkëshortja e liderit të ’90-ës dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari nuk ka mundur të kalojë vettingun. KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra Hajdarin për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë dhe pastërtinë e figurës. Pas vendimit, vetë Hajdari ka thënë vetëm se vendimi ishte i pritshëm. Ndërsa avokati i saj Maks Haxhia tha se vendimi do të ankimohet.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës deri në dyfishin e pasurisë, por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë”, tha Haxhia.