E mori nga toka dhe e bëri të sajën, gruaja në Tiranë në telashe, unazës i del pronari


Featured image of article: E mori nga toka dhe e bëri të sajën, gruaja në Tiranë në telashe, unazës i del pronari

Një 45-vjeçare nga Tirana është në telashe për një unazë floriri, të cilën e ka marrë nga toka. Për këtë unazë ka pasur një denoncim nga shtetasi P.T. Ky i fundit pretendon se e ka humbur gjatë kohës që po ndihmonte një burrë në tregun e fruta-perimeve në “Vasil Shanto”.

Aty në rrugë, një burri i ra të fikët dhe unë u mundova ta ndihmoj. Më pas, aty erdhi ambulanca dhe e mori, pas kësaj u afrova te dyqani i fruta-perimeve dhe kërkova pak dezinfektues për të pastruar duart. Unë nuk e diktova që unaza më ra. Bleva qershi dhe u largova” thotë kallëzuesi.

Ai ka vijuar kallëzimin, duke thënë se në dyqanet aty pranë, i thanë se unazën e martesës e ka gjetur një grua dhe këmbëngulte se ishte e saja.

Më thanë në dyqan që unazën e gjeti një grua përtokë, që kishte këmbëngulur që ishte e saja, pastaj hapëm kamerat dhe ashtu ishte.Një grua ulet dhe merr diçka”, rrëfen burri.

Ky i fundit kërkon që t’i kthehet mbrapsh unaza, të cilën e konsideron shumë të rëndësishme.

(g.sh./dosja.al)