Prape ti Rudine…


Kam kohë që matem të shkruaj për ty Rudinë, u përmbajta fort që në vitin 2017 kur ti u katapultove pa asnjë meritë e pa asnjë kontribut, në vend të sigurtë në listat e PD për Tiranën si kandidate për deputete .
Gjithçka sepse ishe e bija e Azem Hajdarit, asgjë tjetër !

Unë stë kuptova dot asnjëherë ty Rudinë sa herë dole në foltoren e parlamentit , jo prej njohjes së cekët të gjuhës shqipe por prej rrëmujës ideore e papjekurisë politike.

Partia që të dhuroi postin e deputetes, doli nga parlamenti me vendim politik, në protestë të mos hetimit të grabitjes së zgjedhjeve, kriminalizimit të qeverisjes e administratës, kapjes së drejtësisë, ndërsa ti Rudinë qëndrove stoike në parlament, madje u shprehe krenare që ti e deputetë kuisligë u konvertuat në paterica të parlamentit të krimit .

Unë ta besoja hallin e vettingut të mamasë tënde, gjyqtare me pasuri marramendëse, e duke e ditur nga vije, të jepja të drejtë disi, aq dije aq bëje !
Por kur ti bashkë me kolegët e tu kuislingë me Ramën, kërkonit të personifikoheni me politikën e re që do shpëtojë Shqipërinë, stomaku im trazohej keq, edhe nëse ishte bosh.

Moralin tënd të munguar politik Rudinë , këto ditë e panë të gjithë lakuriq!
Të gjithë pamë nënën tënde të bënte të paditurën për paratë e vëllait tënd e birit te saj, aksioner në disa Shpk, dëgjuam nënën tënde të gënjente për toka e troje të zaptuara me ndertime të paligjshme, me kredi të marra disa vite para se te kishte garanci për to.
Naivë e derdimenë të shohin ty Rudinë, si shpresë, ndërsa mbarë njerëzia sj bijën e një gjyqtareje të korruptuar, të cilës SHBA i ka ndaluar hyrjen , të indinjohesh për popullin në Këshillin Politik, për fatet e demokracisë e votës së lirë ! Por realisht ti nuk je rrekur të shpëtosh Edi Ramën , gjithçka ke bërë e bën, është për mamanë tënde, je e justifikuar, megjithëse pa moral e me turp.

Unë njoh shumë mirë gjyshërit e tu Rudinë, vetëm 10 metra distancë kam patur me shtëpinë e tyre, njoh dajat e tu, që kanë patur nje jete plot mungesa, si gjithê shqiptarët, por kanë jetuar me punë, po ashtu njoh dhe nënën tënde, pa asnjë kontribut intelektual, me edukim të dyshimtë, ndaj mos të vije keq që njerëzit që të njohin stë besojnë dot !

Ti nuk mund të jesh “politika e re” as “opozita e re” , ti je produkt i abuzimit me pushtetin, me drejtësinë me paranë publike!
Ti politika e vjetër, je bashkë me miqtë e tu, kolegët e tu kalbësira e këtij vendi !

Unë punoj prej 27 vitesh mjek , por as endërroj ti shkolloj jashtë fëmijët e mij, paga ime sma ka krijuar këtë mundësi, ndërsa ti u rrite, u ushqeve dhe u shkollove me para të dyshimta!

Ti nuk ke moral për të frymëzuar askënd, përveç nënës tënde, ndërsa çeta famëkeqe e rilindjes thjesht të përdor Rudinë, sigurisht pa respekt !
Koha po lëviz Rudinë, kokrrat e kalbura do të hidhen nga trasta , e kjo do të jetë fillimi i #politikës së re, #jetës së re në këtë vend !

Ilir Allkja mjek ne tirane.