Dialogu me Serbinë në SHBA, Hoti: S’ka shkëmbim territoresh, ne shkojmë për njohje reciproke


Featured image of article: Dialogu me Serbinë në SHBA, Hoti: S’ka shkëmbim territoresh, ne shkojmë për njohje reciproke

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur para mediave pas mbledhjes së qeverisë ka folur lidhur me takimin që do të zhvillohet në shtëpinë e Bardhë në SHBA më 27 qershor mes përfaqësuesëve të Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i qeverisë Hoti është shprehur se në takimin e 27 qershorit shkon për të diskutuar vetëm për njohjen reciproke.

 “Në takimin në Washington fillojmë procesin e dialogut për njohje reciproke në mes të dy vendeve, unë do të përfaqësoj qeverinë në bazë të Kushtetutës, delegacioni do të formohet në ditët e ardhshme. Nuk kemi asnjë hezitim në këtë drejtim. Atë që e kemi bë janë të gjitha veprimet tona, platforma për dialog, kemi zgjatë dorën te opozita, nesër kam takime me ambasadorët e 27 vendeve të BE-së. Sot kemi pasur një diskutim shumë përmbajtësor me shoqërinë civile. E them me kënaqësi që pozicioni që kemi formësuar po pritet jashtëzakonisht mirë,”-ka thënë kryeministri.

Kryeministri ka thënë se në SHBA nuk shkon për të normalizuar marrëdhëniet, por, vetëm për njohje reciproke të Kosovës. I pyetur nëse do të largohej nga tryeza e bisedimeve, nëse ngrihet çështja e territoreve, Hoti ka thënë se këto janë vetëm hipoteza, e se ai nuk do të dialogojë për shkëmbime.

“Unë do të shkoj në takim me qëndrim të qartë që dialogu të fillojë për njohje, jo për normalizim të marrëdhënieve, ajo do të jetë derivat pas njohjes. Unë kam mandat për të dialoguar në emër të shtetit, për të arritë marrëveshje në përputhje me shtetin e Kosovës, nuk kam mandat për të diskutuar për shkëmbime me territore, për të diskutuar për struktura të ndryshme që bijnë ndesh me karakterin unitar të shteti,”– thotë ai.

(k.m/dosja.al)