Për djegien e flamurit shqiptar në Sarandë.


Image may contain: 1 person

Ndjej detyrimin publik që të bëj një sqarim publik për të gjithë ju.Sapo kam komunikuar gjatë në telefon me Vasilis Kalkanis.Dhe prej kësaj bisede kuptova se padashje është përfshirë në çështjen e djegies së flamurit tonë kombëtar edhe fotoja dhe emri i Vasilis Kalkanis.Vasilis më sqaroi se nuk ka asnjë lidhje as gjaku e as fisnore e të asnjë lloji me atë “rrugaçin” që ka djegur mbrëmë flamurin kombëtar.Vasilis Kalkanis më kërkoi tju komunikoj këtë mesazh publik prej tij:”Vasilis Kalkanis nuk ka asnjë lidhje as gjaku e as fisnore me atë “rrugaçin trushkulur” që dogji mbrëmë flamurin kombëtar shqiptar. Vasilis Kalkanis e dënon me forcë atë akt të ndyrë, banditesk, provokativ dhe urrjetjenxitës. Vasilis Kalkanis është kategorikisht kundër çdo akti që cënon harmoninë dhe bashkëjetesën ndëretnike. Vasilis Kalkanis si qytetar i Shqipërisë e respekton dhe e nderon flamurin kombëtar shqiptar si flamurin dhe simbolin më të shenjtë.”Këtë mesazh më kërkoi Vasilis ta komunikoj dhe unë ndjej detyrimin ta publikoj e ti kërkoj ndjesë për çdo përfshirje padashje të emrin të tij në çështjen e rrugaçit provokator që dogji flamurin tonë kombëtar.

Arian Galdini kryetar i LRE