Ftesa e Trump në Shtëpinë e Bardhë për dialogun me Serbinë, Thaçi: Jam përgjigjur pozitivisht, kam besim se do ecim përpara


Featured image of article: Ftesa e Trump në Shtëpinë e Bardhë për dialogun me Serbinë, Thaçi: Jam përgjigjur pozitivisht, kam besim se do ecim përpara

KOSOVË– Ditën e sotme Presidenti i Kosovë,  Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për udhëtimin e tij dhe Kryeministrit Avdullah Hoti më 27 qershor në Washington, për të përfaqësuar palën kosovare në bisedime me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin amerikan Donald Trump.

Ndryshe, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, njoftoi se qeveritë e këtyre dy vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

“Siç jeni të informuar Institucionet e Kosovës pas ftestës për takim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Presidentit  Trump, Konkretisht të dërguarit ambasadorit Grennel , për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë jam përgjigjur pozitivisht dhe mirëpresim këtë hap të rëndësishëm e të drejtë të SHBA me besim të plotë se është koha të lëvizim përpara si shtet.  Por edhe për paqe si vend dhe rajon në Ballkanin Perendimor.  Qytetarët e  meritojnë progresin dhe jetën në prosperitet, rritjen e ekonomisë dhe krijimin e më shumë vendeve të punës. E për të zhvilluar sa më shumë ekonominë natyrishtë duhet të mbyllen çështjet e hapura që pengojnë zhvillimin ekonomik. E theksoj hapur se asnjë rrethanë nuk pretendohet nga askush në Uashington të cenojë integritetin territorial të vendit dhe i ftojë të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim të territorit. Ne falënderojmë të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën, Serbia falënderon ndonjë shtet që se ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo që mund të them është se njohjet ndërkombëtare për Kosovën nuk do të kenë ndalje, mund të ketë pengesa, por nuk mund të ndalet prej askujt. – tha Thaçi.

A.C/Dosja.al