Bayern Mynih me një fitore është kampion: Rashica kërkon ti prishë festën


Tre ndeshje për të luajtur e shtatë pikë avantazh ndaj Borussia Dortmund: llogaria titull është e thjeshtë për Bayern Mynih, që me një fitore sonte në mbrëmje do të shpallej kampion për të tetën herë radhazi, të 30 në histori. Një epilog, ai i Bundesligës, ku duket i pashmangshëm titulli, duke qenë se skuadra e Flick do të gjendet përballë Werder Bremen. Skuadra e Rashicës është vërtetë në kërkim të pikëve për shpëtim (është e parafundit), por është një pengesë që nuk e shqetëson Lewandowski & co.

Bavarezët kanë më shumë se herë e gjysëm pikët e fituar nga Bremen, kështu që është gati për festën – edhe pse jo si zakonisht, duke parë limitimet e protokollit për shkak të pandemisë – për Meisterschale, është një cështje e familjes, duke qenë se skuadra e fundit që ndërpreu dominimin kombëtar të Bayern ka qenë Dortmund i Klopp në 2011-12.

Një trofe më shumë në palmares për Robert Lewandowski që ndjek Këpucën e Artë e, përse jo, Topin e Artë, duke patur parasysh se shanset për Champions League janë të hapura (kanë fituar vajtjen për 1/8 me Chelsea 3-0): “Nuk e mendoj, edhe pse në jetë gjithcka është e mundur” ka thënë polaku, duke kërkuar të shpjegojë edhe sekretin e prolificitetit të tij: “90% e objektivëve është cështje koke, në zonën e penalltisë kam 0,1 ose 0,2 sekonda për të vendosur cfarë të bëj. Duhet të jesh gati, duhet ta bësh e kaq. Në këtë sens është e rëndësishme të stërvitesh mirë sepse është vendi më i mirë për të ndërtuar lëvizje e goditje automatike”.