Çfarë po bëhet në Amerikē dhe cfarë po bënē Amerika?


Nga Margarita Kola Avokate per te drejtat e njeriut.

Çfarē po bēhet nē Amerikē?! Mos vallē u dashka qē tē bardhēt tē gjunjēzohen, linçohen dhe diskriminohen qē tē kēnaqen iluzivisht tē zinjtē dhe kēshtu tē mendojnē se nuk janē mē tē diskriminuar? Mos vallē tē drejtat qē tē legjitimohen duhet tē ndērrojnē ngjyra?Njē diskriminim nuk çbēhet me njē diskriminim tjetēr. Njē dhunē dyfishohet kur i shton njē tjetēr.

A mund tē mendohet historia e Amerikēs pa Abraham Linkoln? Kujt i shērben sulmi mbi pērmendoren e Abraham Linkoln dhe simbolet amerikane? Çfarē do tē ishin tē zinjtē pa njē Amerikē që ju dha tē drejta dhe liri? Çfarē do tē jenē tē zinjtē pa njē Amerikē qē nuk ēshtē e kristaltē por cēshtjen e të drejtave e kupton qartēsisht si njē normē bashkēqytetarie mē mirē dhe mē domosdoshmērisht se tē tjerēt?Çfarē vlerash do tē besoj unē se prodhon pēr mua djegia, plaçkitja dhe dhunimi nēn flamur antidiskriminimi? A duhet tē rrēzojmē “realitetin” jo tē pērsosur pēr tē shitur njē iluzion “tē pērsosur” ?
Ja, pra qē çfarë po ndodh sot nē Amerikē nuk ēshtē vetēm çēshtje të drejtash , lirish dhe diskriminimi.

Komunizmin e bēri kaq tē urryer vetēm Amerika ashtu siç bēri tē besueshēm ēndrrēn pēr dinjitet dhe prosperitet njerēzor vetēm Amerika.Gjithashtu, luftēn e nxehtē e bēri luftē tē ftohtē vetėm Amerika ashtu siç shumē ekuilibra gjeopolitik i vendosi Amerika kur as dorēn dhe as kēmbēn nuk e ngriti askush dhe as pēr kērrkēnd qē kishte nevojē nevojē pēr tē drejta dhe liri.

Ja pra qē çfarē po bēhet me Amerikēn nga grupe tē dhunshme tē dirigjuara ēshtē çēshtje pērplasmērie tē eleminimit politik dhe gjeopolitik tē fuqisē dhe simbolit qē pērfaqēson Amerika. Demokratēt mbēshtesin turmën qē tē rrezikojnē Trumph nē zgjedhje si njē president atipik qē rrezikon establishmentet jo vetēm tē demokratēve por edhe të republikanēve ndērsa Sorosianēt komunistē avancojnē nē tezēn “eleminim i superfuqisë amerikane” nē botē duke krijuar paqēndrueshmēri sociale nē shtetin jo vetēm tē bardhēve dhe tē zinjve por nē tokēn e cdo ngjyre.

Po çfarē po bēnē Amerika? Naivēt qē jargaviten nga turpi dhe “ ndērgjegjja e vrarē” se janē tē bardhē nuk bējnē gjē tjetēr veçse legjitimojnē ofensivēn e plaçkitēsve,hajdutēve dhe anarshistēve qē nuk ka pse tē falen nēn nēshtrimin nga frika se janē te zinj ata nē rrugē qē mund tē vetēshpallen tē diskriminuar. Pērulja e tyre konformiste ēshtē aq e dēmshme sa ēshtē i dēmshēm edhe pērdorimi i turmave nga masonia financiare tradicionale amerikane.

Ka shumē gjēra qē amerikanēt dhe Amerika duhet ti rregullojnē e ti ndryshojnē por njē Amerikë nē duart e vandalēve dhe plaçkitēsve ju duhet vetēm armiqēve tē saj. Tē drejtat evolojnë si nē kuptim dhe zbatim por tē drejtat pa detyrimet nuk kanē kuptim asnjēherē dhe kjo nuk kushtēzohet as nga lëkura dhe as nga dēshira. Amerika duhet ti imponohet dhunēs sē rrugēs me detyrimin e ligjit tē krijuar prej krijuesve tē saj.

Unē nuk kam turp se jam e bardhē sepse paraardhēsit e rracēs sime duke gjetur shtegun e dritēs u pērmirēsuan, u pērpoqēn dhe pērplasēn me dogmēn e vetē dhe zbuluan se lirinē dhe tē drejtat duhet t’ia jepnin dhe tē tjerēve qē nuk i kishin si ata sepse ishin tē njē ngjyre tjetēr. Ēshtē mē e dhimbshme tē japēsh se sa tē marrēsh dhe kur ata tē bardhēt kētē e bēnē e drejta pēr tē mos e mohuar ēshtē detyrim pēr mua. Tē bardhēt dhe tē zinjtē luftuan bashkē pēr tē ndryshuar botėn. Tē bardhēt luftuan pēr tē ndryshuar vetveten dhe brēnda llojit tē tyre, tē zinjtē luftuan pēr tē ndryshuar tē bardhēt dhe jashtē llojit tē tyre.Unē nuk kam turp gjithashtu ti kem miqtē e mij edhe tē zinj, tē kuq edhe tē verdhē sepse me ata pērbēj familjen e homo-sapiensave mbi kētē Tokē.Por unë kam turp ti pērulem si soditēs shkatērrimit tē asaj qē ēshtē bērē nga idealistēt e kēsaj bote tē çfarēdo ngjyre qē ata kanē qēnē.Kishat e prishura dhe pērmendoret e pērmbysura nuk i japin dot tē drejta dhe liri mē shumē seç kanē atyre qē i kērkojnē pērveçse ju marrin tē drejta disa tē tjerēve qē shkojnē, besojnē dhe paqtojnē nē to.

Amerika dhe amerikanēt duhet tē ngrihen nē kēmbē me vēshtrimin nga statuja e lirisē dhe tē qēndrojnē fort kundēr cdo ngjyre qē ka plaçkitja, vjedhja, shkatērrimi , anarshizmi dhe diskriminimi.Kur Martin Luther King kērkoi tē drejta nuk i kērkoi nē njē tokē tjetēr tē djegur por nē Amerikēn e ēndrrēs sē tij.Çfarē duhen dhe vlejnē tē drejtat me kah tē ndryshuar vektorial? Tē drejtat dhe liritē nuk kanē kahe por janē tē njējta dhe tē barabarta pēr tē gjithē. Derisa nuk i kemi tē barabarta pēr tē gjithē duhet tē pērpiqemi ti arrijmē por ato nuk bēhen kurrē tē barabarta nē “ peshē” duke ja marr tē parëve dhe dhēnē tē dytëve sipas ngjyrēs qē nxjerr nē modē “establishmenti i padukshēm”.

Pērndryshe, tē gjithē do tē jemi ndryshe me njē Amerikē tē gjunjēzuar nē dhunė dhe tē thyer nē liri.