Policia italiane zbarkon në Durrës, s’lejon udhëtarët të shkojnë drejt Italisë: Duhet rekomandim nga Ambasada


Efektivë të Policisë italiane kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit dhe nuk lejojnë udhëtarët të shhkojnë drejt Barit pa një rekomandim nga Ambasada Italiane në Tiranë.

Edhe pse udhëtarët të cilët janë bllokuar në Durrës dhe që raportohet se janë të paktën 150 kanë prerë biletat, ata nuk lejohet të shkojnë drejt vendit fqinj nga efektivët e Policisë italiane.

Deri tani nuk ka asnjë reagim as nga pala italiane dhe as nga pala shqiptare, ndërsa ta që kanë mbetur në Port dhe duan zgjidhje janë udhëtarët.