Makron e vë në hall kryeministrin Avdullah Hoti: Dialogun ta udhëheqë BE, marrëveshja në Paris


Kryeministri i ri i Kosovës gjendet në hall. Nëse një pjesë e madhe e analistëve vendas dhe të huaj komentojnë se ai gjendet në atë post, për ti shërbyer një zgjidhjeje të shpejtë të marrëveshjes me Beogradin, sipas modelit të diplomatit amerikan Richard Grenell, ai po ndjen edhe presionin e vendeve të BE.  Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar atij që “roli i BE-së në dialog duhet të jetë qendror, pasi mosmarrëveshja Kosovë – Serbi është sfidë e sigurisë evropiane” thuhetvnë telegramin e urimit që presidenti francez i ka dërguar kryeministrit Hoti. Madje Makron që ka theksuar se prej një viti Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, ka shprehur dëshirën që kjo të ndodhë në Paris.

Veton Surroi: Grenell kundër Lajçak, cili projekt do fitojë në Kosovë?

“Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese” ka shkruar ai.

Por problemi i qeverisë së re në krijimin e së cilës Hashim Thaci pati shumë rol është se ajo ka dhënë shenja se ka përzgjedhur hartën e rrugës të vendosur nga amerikani Grenell. Madje presidenti Thaci shkoi deri aty se nuk e priti në takim, të dërguarin e BE për dialogun Miroslav Lajçak. Kështu ende pa filluar mirë detyrën Avdulla Hoti rrezikon të mbetet peng i kompromiseve që ka bërë për ta kapur postin e kryeministrit.

©Lapsi.al