Bebe Rexha: Meshkujt tremben nga fama ime


Bebe Rexha, ka folur për lidhjet e saj të dashurisë, të cilat  sipas saj kanë qenë të shkurtra në të shumtën e herëve.

Në një intervistë për revistën ‘Healthy’, ajo ka treguar se për momentin është e fokusuar tek projektet dhe se nuk ka asnjë në zemrën e saj. E pyetur në lidhje me raportet që ka pasur me djem të botës së showbiz-it, bukuroshja shqiptare u shpreh se fama ka ndikuar që ajo të heqë dorë nga meshkujt.

“Unë mendoj se të qenit e famshme i ka frikësuar shumë meshkujt. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Dua të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, ka thënë Bebe për revistën.