COVID-19/ ZVICRA VENDI MË I SIGURT NË BOTË, PAS VJEN GJERMANIA, IZRAELI, SHQIPËRIA E 88-TA


Piramida e klasifikimit

Zvicra është në krye të një renditje botërore që vlerëson reagimin e shteteve ndaj pandemisë Covid-19.

Zvicra kryeson një renditje ndërkombëtare që krahason reagimet e 200 shteteve ndaj pandemisë koronavirus.

Vendi i parë është kryesisht për shkak të situatës të mirë aktuale epidemiologjike dhe rezistencës së lartë të ekonomisë së saj.

Renditja hartohet nga Deep Knowledge Group, i cili vlerëson nivelin e sigurisë me të cilën përballet Covid-19.

Autorët e japin notës vlerësuese, në mënyrën “faktike dhe shkencore” në të cilën Zvicra menaxhoi situatën.

Zvicra fillimisht përjetoi një përhapje të shpejtë të rasteve dhe vdekjeve.

Sipas burimeve zyrtare, gjithsej 30.934 njerëz në vend u infektuan me koronavirus, nga të cilët 1.923 humbën jetën në një popullsi prej 8.5 milion.

Por, autorët e studimit tregojnë se Zvicra ka arritur të “zbatojë shpejt dhe në mënyrë efektive masat e karantinës, monitorimit, zbulimit [të rasteve] dhe bllokimit. Zvicra gjithashtu arriti të shmangë mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor.

Sipas raportit, lehtësimi i masave të mbylljes dhe rikthimi i aktiviteteve ekonomike dhe sociale që filluan më 27 prill janë “dëshmi e prekshme e suksesit”.Dhjetë vendet e para në listë janë Zvicra, Gjermania, Izraeli, Singapori, Japonia, Austria, Kina, Australia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.Shqipëria është në vendin e 88-të, edhe pse rezultatet e deklaruara në vend ishin befasuese.

Nga shtetet e rajonit të Ballkanit, Kroacia është e 36-ta në këtë listë, Mali i Zi në vendin e 42-të, Serbia e 54 dhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e 72.

Shtetet e Bashkuara renditen në numrin 58, menjëherë pas Rumanisë dhe dy vende përpara Rusisë.

Është interesant fakti, sipas këtij studimi, se ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në renditjen e sigurisë gjatë muajve të pandemisë.

Fillimisht, vendet që mund të reagonin shpejt ndaj krizave dhe kishin nivele të larta të gatishmërisë për emergjencë, u renditën më lart.