Refugjatët sirianë vjedhin dyqanin e parfumeve në Tiranë


Emisioni ‘Fiks Fare’ ka denoncuar një rast vjedhjeje në Tiranë. Bëhet fjalë për dy shtetas sirianë, që sipas denoncimit të publikuar në emision, futen në një dyqan parfumesh dhe e grabisin atë.

Në kohën që njëri prej tyre mban me muhabet dhe pyet shitësen për produktet, tjetri mbush xhepa me parfume dhe arrin të kryejë vjedhjen.

Më pas të dy dalin nga dyqani dhe largohen, pa e kuptuar se një kamerë i ka filmuar, gjatë gjithë kohës dhe dëshmon qartë vjedhjen