Greqia dhe Italia merren vesh per kufijte detare.


Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje ku përcaktohen kufijtë e tyre detarë, mes tensionit në rajonin e Mesdheut për të drejtat e burimeve natyrore.Marrëveshja e nënshkruar të martën në Athinë trajtoi një çështje që ishte në pritje për 40 vjet, tha Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis në një deklaratë.

“Sot është një ditë e mirë për Greqinë, Italinë, Evropën dhe tërë Mesdheun,” tha Mitsotakis, duke shtuar se marrëveshja plotëson ligjin ndërkombëtar dhe Konventën e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

Nënshkruar rreth shtatë muaj pasi Turqia lidhi një marrëveshje të ngjashme me qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë në anën jugore të Mesdheut, marrëveshja e së martës demarkon zonën ekskluzive ekonomike – zonën detare në të cilën një komb ka të drejtën e kërkimit të energjisë dhe përdorimit të burimeve detare – midis Greqisë dhe Italisë në Detin Jon.