Finalja e Champions me tifozë: Uefa po studion mundësinë


Pasi është përcaktuar rinisja e kampionateve kryesorë europianë, Uefa së shpejti do ta përqendrojë vëmendjen mbi kupat. Në 17 qershor është në program një mbledhje vendimtare në të cilën Komiteti Ekzekutiv dueht të zgjidhë të gjithë nyjet mbi formatin, datat e selitë e kompeticioneve, në vecanti për sa i përket Champions League. Në ditët e fundit Bild ka folur për një Final Eight me një finale të mundshme në Lisbonë, por zgjedhja përfundimtare do të përcaktohet nga kushtet shëndetësore të vendit pritës. Mbi të gjitha sepse Uefa po vlerëson mundësinë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të turneut me dyer të hapura. Hipotezë që do të mbante ende në lojë Stambollin, ku ishte programuar fillimisht finalja 2020.

Për momentin, sipas Sky, është ende një plan embrional, për tu studiuar me kujdes të madh detajet më të vogla. Megjithatë ndjesia është se krerët e Uefa-s po marrin seriozisht në konsideratë idenë për të hapur stadiumin për tifozët për aktin e fundit të Champions. Një hapje parciale, natyrisht. Me impiantin sportiv të përshtatshëm për të mirëpritur eventin në siguri të plotë e me masat e duhura për distancimin social.