Diaspora për Shqipërinë e Lirë


Teksa në Shqipëri çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar duket se ka kaluar në plan të dytë me politikën dhe median që është përqëndruar te reforma zgjedhore, një grup shqiptarësh që jetojnë dhe punojnë jashtë vazhdojnë me lëvizjet e tyre.

Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e lirë” nisi pak ditë ofensivën e shkresave ndaj institucioneve Evropiane dhe atyre në vendet anëtare ku flasin për mënyrën brutale dhe anti-ligjore me të cilën qeveria në Tiranë rrafshoi godinën e Teatrit Kombëtar.

Në një lidhje Skype për “A-Show” në Syri TV, përfaqësuesi i saj, Bledar Milaqi është shprehur se, diaspora i vuan njësoj sa shqiptarët politikat e qeverisë në Shqipëri, ndërsa bëri publike edhe qëllimet politike të tyre.null

“Ka një paragjykim ndaj diasporës lidhur me proceset vendimmarrëse me idenë se i sheh gjërat nga larg dhe nuk i vuan politikat që merr qeveria. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ne luftojmë fort për zërin tonë dhe diaspora ndikon direkt dhe indirekt në ekonominë shqiptare. Më parë Diaspora ka qenë e përfaqësuar me Fan Nolin në parlament, ndërsa sot pas 100 vitesh”, u shpreh Milaqi.

Moderatori Adi Krasta i përmendi se si kanë dështuar lëvizjet e tilla në Shqipëri pasi kaluan në politikë, duke përmendur “G99” apo “Libra”, aktivisti dha këtë përgjigje:

“Sistemi aktual i politikbërjes nga të dyja palët kryesore kanë arritur të krijojnë mendësinë tek njerëzit, se çdo aksion kundër establishmentit nuk përfaqëson një alternativë reale. Se çdo lëvizje me premisa apartiake por qëllime politike përçan frontin opozitar. Në Shqipëri ekzistojnë lëvizje, të cilat nuk e shikojnë aksionin e tyre politik në suazat e partive kryesore. Besoj këtyre u duhet dhënë më shumë zë”.

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë”: