Polici maniak në Kakavijë, kërkon seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi!


Polici maniak në Kakavijë, kërkon seks në këmbim të kalimit ilegal në Greqi!

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë në pikën e kalimit kufitar në Kakavi, Gjirokastër, i cili u ka kërkuar disa qytetareve marrëdhënie intime në këmbim të kalimit të tyre ilegal në Greqi.

Nëpërmjet kamerave të fshehta, emisioni investigativ faktoi se punonjësi ka lidhje të forta me grupet kriminale që trafikojnë njerëz për në Greqi. Duke shfrytëzuar këto lidhje, punonjësi u kërkon favore këtyre shtetasve.

Një qytetar i ka treguar Fiksit se pasi ka paguar 30 euro, polici i kufirit ka “mbyllur një sy” dhe e ka lejuar të kalojë në territorin grek. Ndërkohë, gruaja e tij ka kaluar në mënyrë të rregullt në kufi, me taksi. Aty ajo është ngacmuar seksualisht nga polici që i kishte lejuar bashkëshortin të kalonte “nga mali”.