Përplasja në Open/ Rama: Je komunist i mbaruar; Bushati: Nuk punoj për 10 banditë


Një tjetër debat i fortë u zhvillua në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe analistit Andi Bushati. Debati nisi kur Rama e quajti Bushatin shpifës.

Pjesë nga debati:

Rama: Jeni shpifës. Ky është fakt.

Bushati: Edhe unë i them vjedhësit, hajdut.

Rama: Ja kjo është një shpifje tjetër. Ju shpifi gjithë ditën, por në sy ma thua dot.

Bushati: As ju nuk më thoni shpifës.

Rama: Ju them që çke me të.

Bushati: Edhe unë them, vrasës, kriminel, vjedhës.

Rama: Që ti je shpifës kjo dihet botërisht.

Bushati: E humbe qetësinë. Nuk të funksionojnë receptorët.

Rama: Je shpifës që nuk vë gjoba dhe kjo dihet botërisht.

Bushati: Fundi i diktatorëve është që skanë argumeta dhe e kthejnë në personale. Kështu e kishin fundin Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Rama: Është një krahasim i pavend. Ti nuk e kupton të majtën time. Je një komunist i mbaruar që ske lidhje me komunistat. Ke mllef.

Bushati: Për ato që u vjen fundi kam mëshirë. Di që e majta nuk punon për 10 banditë.

Rama: Fjalën banditë mbaje për vete. Nuk ju fyeva.

Bushati: Po më quajt shpifës, apo shpifës është lavdërim. Duket që e humbët. Ju erdhi ndonjë mesazh që tregon se dolët keq sonte.