Kush do ta marri i pari vaksinën ?


Jo vetëm që do të jetë e vështirë për ta gjetur vaksinën
ku suksesi i saj do të varet jo vetëm nga efektiviteti por edhe nga aftësia për ta prodhuar dhe shpërndarë një sasi të madhe dozash:
Dhe kush do ta marrë atë i pari?
Më 21 maj, qeveria amerikane deklaroi një fond prej 1 miliardë dollarësh për tu përdorur në marrjen e 300- 400 milion doza vaksine të koronavirusit, duke i paraprirë idesë së realizimit të saj .
Vende të tjera po organizohen për të bërë të njëjtën gjë, duke kërkuar garanci për disponueshmërinë e dozave në sasi të mjaftueshme për popullsinë e tyre.
Mirë po deri tani, nuk ka asnjë vaksinë kundër koronavirusit dhe ekspertët vlerësojnë se kërkimet mund të zgjasin një vit, ku ndër të tjera do të jetë shqetësim edhe organizimi i prodhimit dhe shpërndarjes së saj në një shkallë të pa parë.
Në kërkimet e vaksinave për koronaviruset ,aktualisht po merren 80 ekipe kërkimore në të gjithë botën analizuar e ndjekur teknika të ndryshme. Në fillim të javës, kompania farmaceutike amerikane Moderna njoftoi disa rezultate të para premtuese të vaksinës së saj eksperimentale së bashku me disa shqetësime nga disa vëzhgues.
(University of Oxford)