Fituesit e Lotarisë Amerikanë, ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm


Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sot rreth përgjigjeve të Lotarisë Amerikane. Në një njoftim në Facebook, ambasada shkruan se përgjigjet e lotarisë janë të gjitha online. Të gjithë ata që kanë aplikuar duhet të kontrollojnë nëse janë fitues apo jo, duke përdorur numrin unik të konfrimimit. “Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260”, shtohet në njoftim.

Njoftimi i plote

Rezultatet e programit të Lotarisë së Vizave DV-2021 janë tashmë online. Ju mund të kontrolloni statusin e aplikimit tuaj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikantit në faqen e internetit të Lotarisë në: https://dvlottery.state.gov/ duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar nëse aplikimi juaj është përzgjedhur. Nëse aplikimi juaj është përzgjedhur, ju do të drejtoheni në një faqe konfirmimi, e cila do t’ju japë udhëzime të mëtejshme, përfshirë informacionin mbi tarifat lidhur me emigrimin në Shtetet e Bashkuara. Nëse jeni përzgjedhur, ju nxisim të plotësoni sa më shpejt formularin për vizë DS-260.