Moderatorja italiane grabitet në shtëpi: 150 mijë euro dëm


Relaksi në fundjavë i ka dalë prej hundësh moderatores së famshme italiane Diletta Leotta. Natën hajdutët janë futur në banesën e saj në zonën Corso Como në Milano, duke i grabitur sende të cmuara, orë e para. ipas ndërtimit të fakteve nga policia, që ka mbërritur në vendngjarje, grabitësit kanë arritur të futen në apartamentin e gazetares sportive, në katin e nëntë, duke hapur me forcë një dritare e më pas duke rrëmbyer gjithvka kishte në kasafortë, e duke dalë me shpejtësi nga banesa.Një shumë e rëndësishme sipas asaj që kuptohet. Keqbërësit kanë marrë me vete para, unaza, bizhuteri e disa orë Rolex për një vlerë kompleksive prej rreth 150 mijë euro. E gjithë kjo vetëm pak ditë nga fundjava e dashurisë mes Diletta Leotta e Daniele Scardina, të cilët pas tre muajsh izolimi, vendosën të kalonin kohë në Liqenin e Komos, në një vilë luksoze prej 3000 euro nata