“Jemi njerëz mbi të gjitha”- Zaida Çobo tërheq padinë ndaj Ardi Veliut


Nëna e 15-vjeçarit të dhunuar nga policia, Zaida Çobo ka vendosur të tërheq padinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ditën e sotme Zaida Çobo pati edhe një takim me Veliun, ku ky i fundit i ka kërkuar ndjesë personalisht.

“Panorama” ka mësuar se Zaida ka folur me avokatin dhe nesër pritet që të bëhet procedura e tërheqjes së padisë, duke shtuar “Jemi njerëz mbi te gjitha”.