‘Anabel’ hedh dyshime për zëvendësimin e Blushit me Ledionin, TCH përgjigjet me ironi


“Kush është harabeli i Anabelit?” – kjo është pyetja me kunjë që shtron sot Gazeta Shqip pas shkrimit të mëparshëm të botuar nga ‘Anabel’ dhe Iconstyle.al, ku hidhen dyshime se Ben Blushi do largohet në shtator nga drejtimi i Top Channelit dhe vendin e tij do ta zërë Ledion Liço.

Shkrimit të botuar në ‘Anabel’, Gazeta Shqip i është përgjigjur me kunjë. Gazeta aludon se pas botimeve të këtij lloji për Top Channel qëndron një palë tjetër, që nuk e zbulon në tekst. ©Lapsi.al