Moderatorja bën deklaratën e fortë pas protestës: Më kanë kërcënuar, desh më shqyen…


Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu ka qenë një ndër zërat më motivues gjatë marshimit të sotëm kundër abuzimit të vajzave dhe grave.
Mirëpo, një orë më parë, Fatma ka postuar në Instagram një foto ku falenderon të gjithë ata që reaguan, duke theksuar se nuk kanë nevojë për parti politike.
Nisur nga këto gjeste, ka qenë gazetarja Gerta Heta, që i ka sugjeruar Fatmës të hyjë në politikë. Ndërkohë, kjo e fundit ka deklaruar se nuk bën dot, pasi edhe këtë herë ka marrë shumë kërcënime sa për gjithë jetën.
Gerta Heta: Hyr ne politike Fatma. Dua te shoh njerez si ti te drejtojne kete vend. Proud of you
Fatma Haxhialiu: hahahahahaa po ku bej dot nga keto me 7 porta une o zemer . Une nje numer telefoni do hapja per grate e dhunuara e desh me shqyen, kam marre kercenime sa per gjithe jeten se kujtuan se u futa hundet neper fonde.