Bes Kallaku, mik i Presidentit Ilir Meta, aktor dhe personazh i show bis, biznesmen në disa restorante, miniera dhe aktivitete tregtare nga Kruja në Tiranë e deri në Bulqizë.


VIP-i, miku i Presidentit gllabëron me PPP fushën e Mëzezit, Veliaj hesht dhe opozita nuk “bzan”; çfarë po ndodh?!

Behet fjalë për fushën e Mezezit, që gjithë jetën ka qenë një zonë ku banorët e zonës, kryesisht fëmijët kanë luajtur futboll. Madje edhe muxhahidinët iranianë, kur jetonin në zonën e City Park, luanin në këtë fushë.

Ka rreth një vit që bashkia Tiranës i ka dhënë një konçension Bes Kallakut, i cili ka ndërtuar në kohë rekord një superkompleks afarist çka ka irrituar banorët e zonës.

Qytetarët kanë protestuar mbi 3 herë, ndërkohë 3 kryepleqtë e zonës i kanë kërkuar bashkisë që të anulojë vendimin.

Besnik Fuçia, ish-kryetar i komunës dhe drejtues i opozitës në njësinë Bshkiake Kashar ka mobilizuar PD-në në një protestë të gjatë ku ka kundërshtuar dhënien e konçensionit.

Protestë që ka qenë në fakt një përplaje brenda opozitës PD-LSI, por ende nuk ka folur Basha, i cili ka një marrëdhëne të fortë me presidentin Meta, por nga ana tjetër PD merr shumë vota në zonën e Kasharit.

Si do të veprojë kreu i opozitës me këtë rast, ku as këshilltarët e PD-së nuk kanë ngritur zërin deri tani./Pamfleti