PD pyet sërish: Pse Rama ishte në Francë me çarter privat


Partia Demokratike ka ngritur sërish një sërë pyetjesh mbi udhëtimin e fshehtë në fundjavë të kryeministrit Edi Rama për në Francë. Ishte PD që e denoncoi fillimisht këtë udhëtim të Ramës në një kohë pandemie dhe kur asnjë kryetar shtetesh nuk bën udhëtime të tilla. Këshilltari për mediat i kryeministrit Endri Fuga shkroi në Twitter se bëhej fjalë për një udhëtim pune, por pa dhënë më shumë detaje. Pas kësaj PD ka reaguar sërish.

“E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?” – thuhet në reagimin e PD. ©LAPSI.al