Mbyllet pa konsensus tryeza e Reformës Zgjedhore


Është mbyllur pas gati 4 orësh pa një marrëveshje Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore.

Opozita këmbëngul te identifikimi biometrik i zgjedhësve ndërsa mazhoranca thotë se nuk ka kohë dhe propozon që të forcohet kontrolli te komisionet.

“Opozita bëri propozimet e saj për çështjet kryesore, ofroi konsensus PS nuk ishte gati për të arritur konsensus për çështje të rëndësishme. Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptar dhe për një proces zgjedhor që krijon garanci.

Ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën për të gjetur këtë konsensus dhe presim që PS të tregojë gatishmëri për konsensus”, – tha Oerd Bylykbashi i PD-së