“Çmendet” Ardi Veliu, justifikon dhūnën e policisë ndaj 15-vjeçarit me videon e nënës: E shikoni çfarë familje!


Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ka bërë një deklaratë të papranueshme, duke justifikuar dhūnën e policisë ndaj 15 vjeçarit, pranë Liqenit Artificial, duke përdorur një video të nënës së tij.Sipas Veliut, video e papërshtatshme e nënës, tregon se çfarë familje ka djali që u dhūnua nga policia.“Në lidhje me rastin e djalit 15-vjeç është e vërtetë se nëse dua të marr në mbrojtje policët, ata kanë një moment të kapërcimin e kompetencës. Ai është pezulluar.Por a është në të vërtetët djali që i është bindur të gjithë thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja? Do iu shfaq një video të mamasë së tij, që të shikoni se nga çfarë familje vjen.Kjo është mamaja e djalit me pistōletë në dorë. Për të thënë se nga çfarë familje vjen. Jo se dua të mbroj policinë, por duhet të jemi realistë dhe të ftohtë në gjykim”, tha Veliu.Zoti Veliu, me sa duket i gjykon veprimet e qytetarëve, bazuar në sjelljen e të gjithë familjes apo fisit dhe jo sjelljen individuale në momentin e ngjarjes. Kjo video është një dëshmi e nivelit të ulët intelektual, që përfaqëson Policinë e Shtetit.