Fieri profil


Përse nuk çelet universiteti në Fier

…kush, cili, cila nuk e do, kush, cilët, cilat nuk e duan çeljen e Universitetit në Fier, vazhdimësinë e lekturdhënies, lekturnxënies,
vazhdimësinë e edukimit akademik?
Mos është vazhdim i luftës për mos çeljen e shkollës së parë Shqipe në Fierin e 1908,
apo përzvarrjes nëpër qytet prej turqve të martirit të Abetares Shqipe Irakli Pylli i shuguruar Atë Isai,
apo djegies së shkollës së çunave?
Kujtoj:
Se më shumë se gjysma e studentëve të U. V. „Ismail Qemali” gjithmonē kanë qenë dhe janë fierakë.
Se pjesa më e mirë më cilësore në U. Tiranës kanë qenë dhe janë fierakë.
Se në periudhën e shtetit socialist Fieri kishte filial të Universitetit të Tiranës.
Se Fieri po nē perudhen 1956- 1990 kishte sasinë me te madhe të të arsimuareve me arsim universitar dhe të inteligjences shqiptare pas Tiranes.

Cili grupim kundër shqiptar, kundër myzeqar e minon dhe e shperthenë kete ngrehinë dijesh, shkencash e socialiteti, në Fier?
Kush?
Cili, cilët?
E tash, vetëm burgun ka madhështor Fieri i Gramoz Ruçit… Fieri, me bibliotekē jo funksionale prej më se dy vjetesh,
Fieri, me muze historik te mbyllur,
Fieri, me teater jo funksional prej më se dy vjetesh,
Fieri, pa shtëpi kulture,
Fieri, pa ansamblin “Myzeqeja” të kengeve dhe valleve folklorike,
Fieri, pa qender kulture per te rritur,
Fieri, pa pallat sportesh…
Ja, ky është Fieri i 24 majit 2020, Fieri i dhunuar nga anti fieraket që pushtetojnë në pushtet vjedhes projektesh, vjedhës artefaktesh, vjedhes nafte, vjedhes pyjesh, vjedhes plazhesh, vjedhes fushash (tokash, pyjesh, lagunash)…

“Fieri Profil”
Fier, 24 maj 2020