Kushtetuta ne veprim ne pamundesi per te qene ne interpretim


Kam degjuar keto dite nje refren te perseritur nga kokat e “medhaja politike” por edhe nga ithtaret e prishjes se teatrit qe ne jemi mazhoranca (zoti) dhe vendosim ne dhe vetem ne se cfare te bejme me fatet tuaja..Kjo eshte shume e rende per tu degjuar dhe shume e halet per tu gelltitur gjithashtu.Te jesh mazhoranca ne demokraci, sepse vetem ne demokraci ka kuptim te flitet per mazhorance, nuk do te thote qe vendimet qe ti duhet te marresh jane ne kundershtim me ligjin dhe te zbatohen dhunshme pa kosultime publike dhe pa terhequr mendimin e eksperteve. Te jesh mazhorance ne demokraci do te thote qe ke legjitimitet per te qeverisur dhe cuar perpara programin politik sipas dhe me llogaridhenie.Shkeljet ligjore nuk perligjen nga fakti qe je votuar per te qeverisur.Dhe meqe makineria propagandistike medialtike ka ndezur motorrat perseri dhe si kurre mepare do te na duhet te kujtojme edhe njehere se ligji eshte i njejte per te gjithe.Per shume miq te mi qe me kane pyetur dhe pyesin vazhdimisht se cfare shkeljes ligjore ka tek shembja e teatrit po i rendis edhe njehere me kujdes dhe qellimisht sipas nje rradhimi llogjik:1.Trualli i teatrit kombetar nuk duhet ti kalonte Bashkise se Tiranes.Vendimi i qeverise qendrore eshte ne kundershtim me Kushtettuten dhe Kodin e Procedures Administrative.Keshtu i bije qe edhe trualli i Akademise se Shkencave,Ministrive ,Parlamentit etj ti kishte kaluar Bashkise se Tiranes.2.Vendimi per shembjen e teatrit eshte marr pa pasur nje leje ndertimi per teatrin e ri.Nuk prishet asnje ndertese e tille nese nuk kemi leje per ndertimin e nje ndertese tjeter.Bashkia e Tiranes nuk ka asnje leje ndertimi per nje teater te Ri.3.INUK ka nderhyr per shembjen pa pasur nje vendim shembjeje,pra ne menyre te jashteligjshme4.Vendimi i Keshillit Bashkiak nuk ishte i formes perfundimtare.Do duheshin 10 dite qe te pritej qe ky vendim te konsiderohej perfundimtar.5.Per aq kohe sa ishte drejtuar nje padi drejt Gjykates Kushtetuese per themelin e ligjshmerise se vendimit te qeverise per kalimin e pronesise se truallit Bashkise se Tiranes asnje veprim tjeter nuk duhej te nderrmerrej sepse cdo veprim i tille i metejshem perbente pasoje juridike te ketij vendimi te Bashkise dhe nulizmi dhe anullimi i efekteve varej nga pavlefshmeria absolute ose relative e ketij vendimi te Bashkise.6.Padia drejtuar gjykates Kushetuese u dergua edhe me nje kerkese per te pezulluar shembjen e teatrit kombetar deri sa te shprehej gjykata kushtetuese per themelin e kushtetueshmerise se vendimit te qeverise. Pra shembja perseri nuk duhet te ndodhte.7.Asnje vendim dhe veprim prishjeje bazuar mbi bazen e nje raporti ekspertize qe eshte kallezuar ne SPAK nuk duhet te nderrmerej sepse ne kuptim te Kodit Penal dhe te Procedures Penale eshte veper penale me elementet objektiv dhe subjektiv te cilesuar si “zhdukja e provave te krimit dhe nga vendi i krimit”.8. SPAKU si nje strukture e dal nga reforma ne drejtesi pa pasur nevoje edhe per kallezim penal por ne menyre kryesisht duhet te kishte filluar hetimet menjehere dhe te kishte vendosur bllokim te cdo veprimi qe mund te behej mbi teatrin si ndertese ( duke vendosur sekuestro mbi godinen) per shkak se kjo godine duhej te konsiderohej si vend hetimi.9.SPAKU gjithashtu duhet te hetoj shkeljet ligjore te policise dhe shtetareve te tjere qe urdheruan perdorimin e dhunes.Nuk dime akoma se per cfare eshte duke hetuar SPAK dhe kush do jete akuza e ngritur prej tij.Hapat ligjore te nderrmara deri tani nuk kane shteruar te gjithe mekanizmat ligjor qe mund te ndiqen ne lidhje me ceshtjen e teatrit.Keto hapa te ardhshem mund te perbehen nga:1.Ngritja e nje padie administrative e shoqeruar me nje kerkim sigurim padie(per nderprerjen e cdo veprimi tjeter mbi truallin e teatrit) e cila duhet te kerkoj pavlefshemrine e aktit te nxjerre nga bashkia si nje akt i nxjerre ne kundershtim me ligjin2.Aleanca per mbrojtjen e teatrit duhet menjehere te aktivizoj procesin e referendumit duke depozituar kerkesen per referendum ne baze te firmave te qytetareve dhe ne kushtet e prishjes se teatrit ne kete referendum qytetaret te shprehen per ndertimin sic ishte dhe ku ishte te teatrit kombetar. Rezultatet e ketij referendumi do te jene percaktuesi se cfare do te ndodhi me fatin e metejshem te teatrin te prishur dhe atij te ri.3.Ngritja e padive penale nga cdo i dhunuar rast pas rasti gjithashtu do te clegjitimoj “moralin” e dhunes shteterore nese do te tentohet ndoshta perdorimi i saj ne perpjekjet ndaluese per ndertimin e nje teatri te ri mbi germadhat e te vjetrit.Ne kushtet kur mazhoranca eshte ne llogoren e diktatures dhe parlamenti eshte gjithashtu pa opozite efektive eshte utopi te mendosh se shkaterruesi do te behet rindertues.Gjithashtu, ne kushtet e nje besimi te thyer gjeresisht te qytetareve nga opozita mekanizmat e zgjidhjes se ceshtjes se shkuar deri ne fund te teatrit duhet te jene ligjore. Politika do ta shfrytezoj si kauze teatrin dhe kjo eshte detyre dhe nevoje e saj por zgjidhja e ceshtjes se mbetur te teatrit ( pra ku,kur dhe si do ndertohet teatri i ri) pas prishjes se godines egzistuese nepermjet nje referendumi do ti kryej tre sherbime te medha demokracise shqiptare:a) rikthen besimin tek qytetaret se ka mekanizma kushtetues te cilet mund te perdoren ne demokraci te cilat e zbresin demokracine nga niveli perfaqesues ne nivelin e demokracise se drejperdrejteb)krijon shtratin e zhvillimit te nje kulture te operimit kushtetues pra e sjell ne ekzistence kushtetuten ne veprim edhe ne kushtet e mungeses se gjykates kushtetuese.c)heq mundesine e cdo alibie ose justifikimi per te hequr vemendjen e shmangia e pergjegjesise politike per reformen zgjedhore.Alexis de Tocqueville ka thene “Demokracia eshte pushteti i nje populli te informuar”

.Dr.Av.Margarita Kola 22 Maj,2020