Projekti i teatrit dhe kauza e humbur e opozites.


Në kohën e Partisë-shtet, shpesh herë në rrugët interurbane iu binte rasti të ktheheshin në këmbë çifte, burrë dhe grua. Zakonisht kur i shihnin çift shoferët nuk ndalonin, vazhdonin rrugën. Aq më tepër nuk e prishnin terezinë kur ishte vetëm një burrë…
Ndryshonte puna kur shihnin vetèm një femër. Aty ngadalësonin shpejtësinë dhe pyesnin me mirësjellje “Për në qytet jeni”?
“Po, faleminderit” – pèrgjigjej gruaja dhe, fap, shfaqej burri i fshehur diku prapa ndonjë peme. Në këtë moment shoferi e ndjente që ia hodhën… Por ishte vonë.
Teatri është gruaja e vetmuar, kullat janë ai burri i fshehur ndërsa opinioni publik është shoferi .

Kullat mbas teatrit te ri ne ngjyre jeshile ne fakt eshte interesi i oligarkeve,ne projektin e pare Fusha shpk kompania merrte persiper ta ndertonte teatrin dhe mbi te kullat si ne foto.Meqe kete projekt nuk mund ta pertypte askush atehere Rama perdori Veliaj me atributin per ta menaxhuar si bashki ne shkelje te cdo ligji dhe konvente.Meraku i Rames u krye nga nje polici ne dore te tij duke rrafshuar perfundimisht luften e aleances per mbrojtjen e teatrit,nderko qellimisht ishte pergatitur nje bllok urdherash dhe ligjesh per te ligjeruar nderhyrjen e shtetit ne kundeshtim me cdo ligj dhe humanizem.

Nderko qe deklaratat e opozites se do kalojne ne trupat tane apo do djegim surrelin per tu bere protagoniste ne kete kauze nuk treguan gje vec ate qe opozita i ka bere aq dem te madh demokracise ne shqiperi.

Mitingu i fundit ishte varri i nje perpjekje 2 vjecare, duke i treguar popullit se problemi eshte shume here me i madh se ruajtja e nje trashgimije kulturore bashke me allishverishet e qeverise.I bie detyre opozites qe te gjeje rruget me te mira per te kthyer shtetin e se drejtes ne nje vend ku demokracia dhe ligji jane neperkembur per 30 vite.