Plas debati mes Bushatit me Maznikut: Kush në të sëmës jeni ju që vendosni të paguajmë 28 milion euro


Në Open në Top Channel u fol për shembjen e Tearit Kombëtar. Duke folur për ndërtimin e teatrit të ri një debat i fortë mes analistit Andi Bushati dhe nën-kryetarit të Bashkisë Arbjan Mazniku.Bashkise do ti duhet te marre kredi ne institucionet bankare berxh apo nga cdo bank qe do na pranoje kerkesen ,nderko qe halle shume here me te medha e presin bashkine ne tirane ne kete kohe pandemije.

Pjesë nga debati

Bushati: Sa kushton teatri i ri, sepse do paguhet me taksat tona. Teatri i ri është ai projekti i Bjarke Inkes.

Mazniku: Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar shkon nga 20 deri në 28 milion euro. Po është ai projekti.

Bushati: Po kush në të sëmës jeni ju që na detyroni të paguajmë 28 milion euro pa garë.

Mazniku: Do të ketë garë. Kush tha që nuk do të ketë garë.

Bushati: Po ju e keni gati projektin. Nuk ka garë për projektin. Mund të vijë Muq Nano ta ndërtojë me më pak. Projekti i Bjarke Inkes është projekti i firmës Fusha.

Mazniku:Do të ketë garë Bushati. Do ta shohim që do të ketë garë sepse së shpejti do të hapet gara.