Pas bllokimit prej dy muajsh, KMSH merr vendimin: Rinis aktiviteti fetar në të gjitha xhamitë e vendit, ja masat që duhen marrë


KMSH

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka vendosur të rifillojë aktivitetin fetar në të gjitha xhamitë e vendit, pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi.

Në një letër drejtuar të gjitha myftinive në vend, KMSH bën të qartë edhe protokollin e masave, që duhet të zbatohet nga të gjitha xhamitë.Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale/ BW.