Numri 3 i partisë së Merkel, Wadephul: Shembja e Teatrit rrezikon negociatat


Një nga 3 njerëzit më të rëndësishëm të CDU-së së kancelares gjermane, Johann Wadeful ka bërë sot një deklaratë të fortë, që paralajemrim se çështja e Teatrit Kombëtar mund të jetë një kusht i ri për nisjen e negociatave.

“Si një mbështetës i perspektivës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Konbëtar me nxitim dhe dhunë më zhgënjeu dhe më trishtoi.”- shprehet Wadeful, një mbrojtës i madh i të ardhmes Europiane të Shqipërisë. “A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente te vendeve anëtare, kur refuzuan të thonë “po” për hapjen e negociatave?” – shprehet ai.

Nga pozicioni i në kryetarit të grupit parlamentar të CDU-së, ai ka lobuar në grupin e CDU, por dhe me Hollandën dhe vendet skeptike për negociatat e Shqipërisë. Por me prishjen e Teatrit Konbëtar, tani Wadephul shpreh zhgënjim.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU-së, praktikisht një nga 3 njerëzit më të fuqishëm në partinë e kancelares Merkel, e ka mbylkur postimin e tij duke tërhequr vëmendjen për demokraci dhe të drejtat e qytetarëve.