Gjermania ndalon përqafimet pas golit: ‘karton i verdhë’ zyrtar për Hertha Berlin


Nuk ka përqafime në kohën e koronavirus, as në fazën 2, madje aspas rifillimit të kampionatit. Në fushë markohesh ngushtë, tërhiqesh e kapesh në zonë në goditjet e këndit, por pas një goli cdokush duhet të festojë për vete. Protokolli i Bundesligës, e rinisur të shtunën, është i qartë (e nuk do të jetë ndryshe nga vendet e tjera në këtë këndvështrim) e pas polemikave, sot mbërriti edhe një paralajmërim për lojtarët e Hertha Berlin, protagonistë të një festimi shumë të afërt në rastet e golave të fitores 3-0 ndaj Hoffenheim.

DFL (Liga gjermane e futbollit) ka sqaruar se Hertha nuk do të dënohet për festimin rregullthyes, por të gjithë lojtarëve i është kujtuar që të respektohet protokolli: “Ka disa linjë udhëzuese të qarta. Kemi nevojë që ti respektojmë të gjithë”, ka thënë Robert Klein, administratori i deleguar i Bundesliga International, si ka bërë të ditur BBC. “Klubet po punojnë në mënyrë aktive me lojtarët. Flasin cdo ditë për të kujtuar cfarë duhet bërë për të siguruar të drejtën të luhet një ndeshje e dytë, një e tretë e të përfundohet sezoni”.