“Edi Rama, im bir nuk është terrorist”- Shkrimtari poston foton e djalit të shtrirë në tokë nga policët: Është student, ata që i bëjnë keq atij…


Blendi Shahu, i biri i shkrimtarit Rexhep Shahu, ishte mes protestuesve tek Teatri Kombëtar ditën e sotme që u shoqëruan nga policia.

Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar foton e të birit ët shtrirë në tokë nga dy policisë, shkrimtari i drejtohet kryeministrit Rama, ndërsa thotë se djali i tij nuk është terrorist, por student në Akademinë e Arteve.

“Edi Rama! Im bir Blendi Shahu qe sheh ne foto nuk eshte terrorist. Eshte student i Akademise se Arteve. Ata qe i bejne keq atij behen qyqe…”, shkruan në facebook sjkrimtari.

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një vendimi të bashkisë, gjë që solli përplasje mes policisë e artistëve, aktivistëve dhe qytetarëve që qëndronin në mbrojtje të godinës.

panorama