Basha thirrje qytetarëve: Dilni të gjithë në rrugët e Tiranës


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu bashkua sërish protestuesve të Teatrit Kombëtar. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në rrugë për të treguar forcën e tyre.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të njohin vetëm një të drejtë që të njohin vetëm të drejtën e protestës. Nuk ka bandit si Edi Rama që na ndal. Rama ka shumë banditë që të mbajë pushtetin me dhunë. Do të qëndrojmë kiëtu sa të jetë e nevojshme. Prej 24 orësh kemi qenë non stop kundër këtij regjimi gangsterësh.

Nuk ka armik më të egër se Ramavirusi. I bëj thirrje të gjithë Tiranës të derdhet në rrugë sonte për të treguar se Tirana ngrihet dhe nuk bie. Ka nga ata që po bëjnë opozitën e opozitës, por nuk është momenti të merremi me ta” –tha Basha. ©LAPSI.al