Basha: Ramavirusi është e keqja më e madhe e Shqipërisë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për gjobën që i është vendosur emisionit “Tempora”. Sipas Bashës, Rama infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës dhe nga ana tjetër gjobit median.

Postimi i Bashës:

RAMAVIRUSI infektoi dhjetëra vajza dhe nëna me COVID-19 sepse refuzon të mbyllë fasoneritë e të paguajë pagat e mbijetesës. Por kur vjen puna për të mbytur zërat kritikë si Sonila Meço, ai gjobit dhe mbyll median! RAMAVIRUSI është e keqja më e madhe e Shqipërisë.