Basha: “Po preku teatrin sulm mbi Surrelin, vilat e oligarkëve dhe qendrat tregëtare”. A e ka seriozisht?


Lulzim Basha ka reaguar me fjalë ashtu sikurse i takon liderit të opozitës në një vend të kapur nga një bandë autokratike. Pas takimit me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit ai ka qenë i ashpër për atë që e ka quajtur një kapërcimi i vijës së kuqe, një akt lufte që do të ketë përgjigjen e merituar: “Nëse ky pushtet do t’i shikojë deri në fund marrëzisë për ndezjen e zjarrit te Teatri ta presin popullin te çdo institucion i uzurpuar, në Surrel dhe në qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”!

Ai nuk ka folur vetëm për sulm ndaj institucioneve, por edhe ndaj qendrave tregëtare dhe vilave të oligarkëve.

Ndonëse, fjalët e Bashës ngërthejnë të vetmen rrugë që i ka mbetur shumicës së vjedhur për të reaguar ndaj një grushti grabitësish, pyetja që shtrohet është nëse lideri i opozitës e ka seriozisht. Sepse ai ka abuzuar shumë me fabulën e bariut që bërtet: “Ujku, Ujku”. Sepse pasi i ka bërë thirrje njerzve për mosbindje civile ai më pas është tërhequr me parrullën: ” Dhuna i shërben Edi Ramës”. Pasi nxiti protestat e fuqishme në kohën pas djegjes së mandateve, ai u pendua madje kur u ul në tryezën e reformës me Gjiknurin, u tall me ‘revolucionarët që e kritikonin nga pozicione radikale.

Edhe tani në kohën e pandemisë ai theksoi se qasja e re e opozitës nuk është ajo radikale.

Po a ka gjë me ekstremiste sesa të bësh thirrje për të shkuar tek shtëpia private e Ramës, tek vilat personale të oligarkëve tek qëndrat e tyre tregtare?

Janë pikërisht këto oshilacione që të bëjnë të mendosh nëse lideri i opozitës ishte serioz kur foli pas takimit me përfaqësuesit e Aleancës. Edhe më të mëdha bëhen pikpyetjet kur mendon se ai të tilla qëndrime ka mbajtur edhe gjatë çadrës deri në marëveshjen e 18 majit, edhe kur u vu trau tek Rruga e kombit, edhe kur tha se nuk do ketë votime në 30 qershor edhe kur tha se nuk do prishen shtëpitë tek Unaza e Re. Prandaj shumëkush sot ndonëse i jep të drejtë fjalëve që basha thotë, shpreson që teatrin ta ruajë zoti.

©Lapsi.al