Psika e renduar e nje kryetari dhe ndjenja ime “popullore” e fajit


Rama reagon për Teatrin: Zoti ua shtoftë inatin, që të na shtojë ...

Sot ne kulmin e ligjerimit te disa diteve rresht nje kryetar bashkie na njofton ne popullit te thjeshte qe nje godine teatri e shumevitshme ne kete moment na qenka fashiste, e shemtuar dhe qendroka ne nje vend qe ka tjeter dinjitet sesa vlera e dhene nga nje godine e degraduar. Kryetari na do aq shume ne dhe vendin e dinjitetshem te zene nga karakatina sa ka marr mbi krye detyren sublime qe te na bej qytetare ne fshatareve te shkolluar dhe te pashkolluar , te pasur dhe te varfer duke na edukuar sjelljet tona estetike mbi te bukuren, te shemtuaren dhe modernen. Ne vuajtjen e tij te madhe per te na civilizuar kryetari na sfidon me forcen e tij e cila ne menyre bipolare kalon here ne sarkazem depresive e here ne pellitje euforike.I paepur ne rrugen e vete per tu bere i besueshem nga mbikryetari i tij ( se edhe kryetaret kane mbikryetar) provon gjithe arsenalin e tij te ruajtur per dite te tilla qe e ka te fituar dhe blere me leket e popullit te pagdhendur dhe provon te sfidoj me shpate madje edhe termetin qe nuk ja prishi themelet godines kaq te urryer nga kryetari por me shume te urryer nga mbikryetari.Ah termet opozitari!!!Dhe keshtu kryetari duhet te mbaj dy personalitete brenda nje trupi. Te urrej kaq shume kete godine teatri aq sa ti bej qejfin mendor mbi kryetarit( aman se nuk ja ka ngen inatit te tij ne kete kohe) dhe te doj aq shume deshiren per ta shembur kete rrangalle qe e prishur i perkedhel sedren e fitimtarit. Por kryetari e di mire se kjo gjendje psike me dy personalitete nuk duhet lodhur shume. Ai e di se ka pare mbikryetarin se cfare do te thote kur nervat nuk te mbajne me prandaj duhet te nxitoj. Duhet te pastroj rrugen nga pengesat qe makinerite shembese nje ore dhe mepare te tundin themelet me gjemime.Nuk duhet te fleje, as kete dreq maske qe po ja plas shpirtin nuk duhet ta mbaj. E per cfare i duhet e mallkuara?! Tani eshte lufte per jete a vdekje jo me virusin por me te gjallin. E hedh poshte vertik dhe me sterkala te plasaritura shan kedo…Nga te ruhet mepare?! Mbikryetari duhet kenaqur me patjeter, psika po ashtu i cirret nga brenda “ore je dhe kryetar ti, si nuk te binden keta te paudhet ty”. Po keta te mallkuar – thote me vete – nje grusht jane por nuk po dorezohen si ata te tjeret kur i kenaqa me parate e popullit. Po i zjen koka se edhe ligji eshte per te tani gati. Duhet te tregoj veten me patjeter…ndryshe mbikryetari do ta percmoj ashtu sic vetem ai di ta bej.Ka frike…Eshte aq i derrmuar sa bie ne kllapi… dhe kur zgjohet ulerin fort…Ngjyra e teatrit te ri do te jete e dedikuar…“Per te gjithe ata artiste, intelektuale, gazetare dhe arkitekte qe nuk ma bene fjalen dysh por me deshen mua dhe godinen e shembur si asnjehere mepare”. Urrraa dhe kauza u gjet!!! Do te behem sundimtar qe edhe vete mbikryetari te me beje fresk nje dite.Post scriptumE pas endrres vjen realiteti…Kundershtaret ngelen pangjyre…“Po bene e c’po nuk bene kryetari sa me thene te drejten po me dhimbset. .. Kam edhe une populli dilemat e mia. Gjendja po i rendohet cdo dite. Fundja,thashe pse ta lodhim ne kete kohe ,virusesh… Na duhet se sic e ka thene dhe vete kryeqyteti pa ate nuk do te merrte jete…Ai per te miren tone e semuri psiken e vete…Dreqi e hengert, cfare na duhet nje kryetar me psike te renduar?! Te pakten i thashe vetes duke u ndjere fajtore ti jem “mirenjohese”psikes fatkeqe te kryetarit..

.©️MARGARITA Kola@ 15 Maj,2020